FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vatra e zjarrit në Voskopojë, Peleshi: Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile nisen me urgjencë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është nisur nga Pashalimani drejt Voskopojës në pyllin me pisha pranë fshatit Krushovë, pasi kjo zonë është përfshirë nga flakët. Forcat zjarrfikëse, Mbrojtja Civile si edhe forca të bashkisë Korçë janë nisur drejt vatrave të zjarrit, për të vënë në kontroll situatën.

“Nga Pashalimani drejt Voskopojës ku para pak minutash shpërtheu një vatër zjarri në pyllin me pisha pranë fshatit Krushovë. Forca zjarrfikëse nga detasmenti i mbrojtjes civile dhe forcat e Bashkisë Korçë po shkojnë me shpejtësi për të shmangur më të keqen”, shkruan Peleshi në rrjetin social “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?