Vatra në Fushë Arrëz, Cara: Era e ka nxjerrë situatën jashtë kontrollit, duhet ndërhyrje nga ajri

Situata në zonën e Fushë Arrëzit në qarkun e Shkodrës mbetet kritike, pasi flakët përparojnë të favorizuara nga era.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve, Arben Cara, thotë se aksioni vijon, por është e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.

“Kemi të bëjmë me një situatë problematike në mbarë vendin. Këtu në fshatin Xath situata si pasojë e erërave ka dalë jashtë kontrolli. Policia ka kryer evakuimin e banorëve. Në këtë vatër kemi kërkuar dhe është e domosdoshme ndërhyrja nga ajri”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forca të shumta operojnë nga terreni, por flakët të ndihmuara nga era vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje dhe të kërcënojnë banesat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?