Vau i Dejës; Gruaja vret me sëpatë bashkëshortin në gjumë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vaut të Dejës në Shkodër. Policia bën me dije se një gruaja ka goditur me sëpatë burrin e saj, duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme në fshatin Barbullush.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se gruaja e ka goditur burrin e saj teksa ai flinte gjumë.
Mirela Buzalli ka vrarë bashkëshortin Shkëlzen Buzalli, menjëherë pas ngjarjes ajo është vetëdorëzuar në polici në gjendje shumë të rënduar psikologjike.
KOHA JONË SONDAZH

