FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vaun i Dejës/ Parandalohet atentat i dyshuar 38-vjeçari, arrestohet me minë me telekomandë

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të dyshuar kriminale në zonën e Vaut të Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që po transportonte një minë me telekomandë, e cila dyshohet se ishte e lidhur me një sistem aktivizimi në distancë përmes aparatit celular.

Operacioni i koduar “Remote” është zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Shkodër. Ndërhyrja është bërë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, sipas të cilave një person po lëvizte me një mjet shpërthyes në zonë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, forcat e policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin po udhëtonte i dyshuari. Në momentin e kontrollit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një minë të telekomanduar, të lidhur me një aparat celular që mundësonte shpërthim në distancë. Përveç mjetit shpërthyes, policia ka sekuestruar edhe automjetin, një maskë si dhe dy telefona celularë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga ka rënë shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Spitallë të Durrësit. Ndërkohë, një tjetër person, shtetasi E. P., 34 vjeç, banues gjithashtu në Durrës, është shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në këtë aktivitet të paligjshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar qëllimin e transportimit të mjetit shpërthyes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast. Autoritetet po punojnë gjithashtu për dokumentimin ligjor të plotë të veprës penale dhe rrjetit të mundshëm të bashkëpunëtorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?