Vazhdojnë grevat në Kosovë, nuk lëshon pe kryetari i SBASHK-it deri në plotësimin e kushteve te tyre
Nga Agim Syla-
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka thënë se 97 % e shkollave janë në grevë dhe se me 1 tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike . Sipas tij, greva do të vazhdojë.
82 shkresa u’a kemi dërguar duke lutur Qeverinë që të ulemi dhe të bisedojmë por nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Qeveria. Ne nuk do të ndalemi, nuk do të mund të na thejnë. Kjo qeveri po na heq edhe atë pak bukë që kemi. Nëse ka ndodh kjo në ndonjë vend të botës, le të ma thotë dikush ” , tha ai .
Jashari deklarohet për mediat e Kosoves se sot rreth ores 15:00 është takuar me presidenten e Kosoves për krizen në arsim dhe lidhur me kushtet e grevistëve.
𝐑𝐫𝐚𝐡𝐦𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐚𝐫𝐚𝐣 𝐢 𝐩𝐫𝐞𝐫ë:
Ne lutëm presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj që të ndikojë që sot ose nesër të ulemi me përfaqësues të qeverisë, sepse siç i thamë edhe asaj (presidentes) kjo pakoja, le ta quajnë si të donë, 50 euro nuk është realizim i kërkesave tona. Ne kemi qenë të qartë. Qeveria mund të jep pako dhe ne i gëzohemi çdo ndihme që i jep kujto do qoftë në Republikën e Kosovës, por qeveria duhet të ulet me ne dhe të fillojmë realizimin e kërkesave tona, pra 100 euro çdo muaj derisa të bëhet ligji i pagave, të formohen grupet e përbashkëta qeveri-sindikatë dhe të punojmë ligjin e pagave bashkërisht./Agim Syla/
KOHA JONË SONDAZH

