Vazhdojnë negociatat, Rama dërgon Ballën dhe Kokëdhimën për drekë me Doshin tek Shallvaret

Dy nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama, deputetët Koço Kokëdhima dhe Taulant Balla, vazhuan edhe jashte parlamentit përpjekjen e tyre për të negociuar me deputetin e Shkodrës, Tom Doshi. Pasi nuk ia doli ta “zbuste” në Kuvend, Koço drekoi me Doshin në një prej restoranteve të kryeqytetit, pranë Shallvareve, raporton Ora News. I pranishëm është edhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërsa “ziente” prej kohësh nga pakënaqësia, Tom Doshi foli sot hapur kundër Edi Ramës, duke thënë ndër të tjera se mes tyre tashmë s’mund të ketë më paqe. Doshi gjithashtu tha se dispozon fakte që do të trondisin themelet e mazhorancës.

SHKARKO APP