Vazhdon aksioni i Ushtrisë për pastrimin e bregdetit

Ka vijuar gjatë ditës së sotme aksioni i nisur një ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për pastrimin e territorit dhe sensibilizimin e qytetarëve.

Në aksion u angazhuan 500 forca nga Shkolla e Trupës në Bunavi, B2K (Batalioni II i Këmbësorisë), B3K (Batalioni III i Këmbësorisë dhe Forca Komando.

Forcat e Armatoura kanë përdorur edhe mjetet e rënda për pastrimin e masivëve me mbeturina si dhe kamionë për transportimin e thasëve nëpër vendet e grumbullimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky aksion ka nisur pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, për shkak të një emergjencës mjedisore, e cila është shqetësuese për turistët dhe turzmin në tërësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të sezonit turistik dhe Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara maksimalisht, në përmbushje të misionit të ngarkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?