Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vdekja Arben Kosturit, Unioni i Gazetarëve: Jemi ndër komunitetet profesionale më të prekura prej virusit

Aktualitet E hënë, 15 Mars 2021 16:13
Vdekja Arben Kosturit, Unioni i Gazetarëve: Jemi ndër komunitetet profesionale më të prekura prej virusit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se vaksinimi për gazetarët dhe operatorët në terren, duhet të jenë një prioritet i institucioneve të shëndetit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

Lamtumirë  kolegu ynë i dashur Arben Kosturi!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A nuk mjaftojnë kaq humbje jetësh të gazetarëve që vaksinimi të përfshijë dhe reporterët e terenit?!

Tiranë me 15.03.2021

Pas një beteje dy javore me COVID-19, ka humbur sot jetën, gazetari i njohur korçar, udhëheqësi i organizatës Disutni Albania, anëtari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Arben Kosturi.  Në moshën 50 vjeçare ai la pas pesë fëmijë të shkëlqyer, dy djem dhe tri goca si dhe zonjën e vet Mimozën.

Arben Kosturi për më shumë se dy dekada udhëhoqi nismat dhe drejtoi disa emisione radiotelevizive në gjuhën rome. Ai ka një kontribut të shquar për kauzat e komunitetit rom dhe egjyptian në Shqipëri. Arben Kosturi shquhej si një ndër aktivistët më të spikatur në veprimtaritë e organizatave rajonale dhe ndërkombëtare për të drejtat e romëve. Në Shqipëri ai zhvilloi një cikël veprimtarish dhe udhëhoqi shumë nisma për përmirësime të këtyre të drejtave dhe atyre ligjore. Por puna dhe përkushtimi i tij i paharruar, lidhet me ndihmesën njerëzore që shpërndau në dhjetra dhe qindra shtëpi dhe shkolla të komuniteteve rome dhe egjyptiane në Korçë, Pogradec dhe në vise të tjera të vendit. Arben Kosturi ishte ndër themeluesit e degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për qarkun e Korçës dhe po punonte për krijimin e degës së UGSH për gazetarët romë dhe egjyptianë në Shqipëri.

Pesë ditë më parë në një bisedë telefonike me kreun e UGSH-së Aleksandër Çipa ndërsa përballej me vështirësi në frymëmarrje, por me optimizmin e tij të veçantë, ndante me kolegët e zyrës qendrore gadishmërinë për më shumë aktivitet dhe përkushtim ndaj gazetarëve romë.

Të nderuar kolegë!

Ndarja nga jeta e kolegut tonë Kosturi, shumëfishon dhimbjet e shkaktuara nga humbjet e mëparshme të jetëve të kolegëve të njohur: Lek Plani, Zenepe Luka, Prend Shota, Nuri Dragoi,  Arben Çeli, Koço Devole si dhe pronari i Fax Neës, Kasem Hysenbelliu. Pas këtij rasti, duhet të pohojmë se tashmë përfshihemi ndër komunitetet profesionale më të prekura prej virusit pandemik.

Gjejmë rastin që për këtë arsye, vaksinimi dhe kujdesi shëndetësor për gazetarët dhe operatorët në terren, duhet të jenë një prioritet i institucioneve të shëndetit publik..

Unioni u Gazetarëve Shqiptarë u shpreh familjarëve të kolegut të paharruar Arben Kosturi ngushëllime të thella. Ne miqtë e kolegët e tij kemi besim se vajzat e tij: Marinela dhe Enxhi si dhe krejt familja, do ta vazhdojnë pamëdyshje punën dhe kontributin e At-it të tyre, duke e çuar atë më tej në shërbim dhe rritje të dinjitetit të komunitetit të nderuar rom.

UGSH në këtë përcjellje i shpreh kolegut tonë të dashur mirënjohjen dhe falenderimin për punën, kontributin dhe vlerat e veçanta njerëzore e qytetare si dhe profesionale që mbarti gjatë gjithë jetës!

Lamtumirë kolegu ynë i dashur! Lamtumirë Arben i shtrenjtë! Ti do të jesh përherë mes nesh, me qeshjen dhe gazin tënd prej optimisti të përhershëm!

Ngushëllime familjes Kosturi!

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lamumirë kolegu ynë i dashur Arben Kosturi!

A nuk mjaftojnë kaq humbje jetësh të…

Pubblicato da Unioni i Gazetareve Shqiptare su Lunedì 15 marzo 2021

Etiketat e lidhura

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.