Vdekja e 17-vjeçarit, KSHH: Personat që zbuluan kufomën s’njoftuan familjen
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka shprehur ngushëllime familjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili u gjet i vdekur në landfillin e Sharrës.
Në një reagim për mediat, KSHH shpreh shqetësimin se “është e papranueshme që personat që kanë zbuluar për herë të parë kufomën e tij, nuk kanë njoftuar menjëherë familjen që ishte në kërkim të të miturit”
Po ashtu, KSHH shpreh besimin se organet e ndjekjes penale dhe gjykata do të zbardhin kushtet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, si dhe përgjegjësit për vdekjen e tij.
“Ka të dhëna që firma përkatëse nuk e ka regjistruar 17 vjeçarin në Regjistrin e Punësimit, gjë që bie ndesh me dispozitat ligjore. Kjo është një ngjarje që kërkon reflektim nga institucionet e ngarkuara me inspektimin e ambienteve të punës dhe të drejtat e punëmarrësve”, deklaron KSHH.
KOHA JONË SONDAZH

