Vdekja e 22-vjeçarit, policia godet shkeljet në det: Bllokohen 8 mjete ujore

Policia Kufitare informon se ka bllokuar 8 mjete ujore në Ksamil për verifikim, nën dyshimet që këto mjete kanë fuqi motorike më të madhe se norma e lejuar. Për këtë arsye, çdo mjet do të verifikohet nga Policia Kufitare dhe nëse konstatohen shkelje, do të merren masa ndaj poseduesve të tyre. Aksioni vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku 22-vjeçari Albiano Kreçi u përplas me mjetin e Policisë Kufitare dhe humbi jetën në vend. Verifikimet pritet të përcaktojnë nëse mjetet e bllokuara plotësojnë kriteret teknike dhe ligjore për qarkullim në det.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?