Vdekja e 48-vjeçares dhe politika me Bashkinë e Lushnjes

Vdekja e papritur e 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e bashkisë së Lushnjes, po përfshin edhe politikën. Bashkia e Lushnjës thotë se të ndjerës nuk i është ndërprerë ndihma ekonomike, por ajo trajtohet me KEMP, një pagesë prej 11 915 lekë në muaj.

Bashkia pretendon se 48-vjeçarja ka shkuar për t’i kërkuar që të gjendej një mundësi dhe të mbështetej financiarisht edhe babai i saj.

Në atë moment, Bashkia thotë se u thirr Drejtoresha e Shërbimit Social për ta parë si mundësi dhe ranë në dakordësi që kërkesa të shihej në muajin janar. Sipas Bashkisë, në atë moment 48-vjeçarja është ndjerë keq dhe është thirrur menjeherë ambulanca.

Nuk vonoi edhe qëndrimi i PD-së, ku politika u bë menjëherë. Sali Berisha thotë se Cani kishte patur një debat me drejtoreshën e ndihmës ekonomike, e cila sipas tij është bashkëshortja e deputetit socialist, Bujar Çela.

Sipas Berishës, pas debatit me Anila Çelën, 48 vjeçarja kishte tentuar të shkonte në zyrën e kryebashkiakes, Eriselda Sefa por u nxorr me dhunë jashtë nga policia bashkiake dhe më pas ndërroi jetë.

SHKARKO APP