Vdekja e Atjon Zhitit, prangoset shoferi

Policia ka arrestuar ditën e sotme, Serxho Martianin, 19-vjeçarin i cili ka qenë duke drejtuar motorin ku humbu jetën Atjon Zhiti, djali i shkrimtarit Visar Zhiti.

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar 19-vjeçarin Serxho Leonardi Martiniani, pasi në autostradën Tiranë-Durrës duke drejtuar motorin “Yamaha “ me targe AI 879, është përplasur me sinjalistikën e përkohshme të rrugës, ku po kryheshin punime, duke u rrëzuar me gjithë motoçikletën në pjesën e karexhatës.

Për pasojë ka gjetur vdekjen Atjon Visar Zhiti, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë pasagjer në këtë motor dhe është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit, Serxho Martiniani, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Renimacion.

SHKARKO APP