Vdekja e Major Fekës, Kodheli-Strazimiri, debate në Kuvend

Implikimi i Forcave të Armatosura në trafikimin e lëndëve narkotike, ka krijuar debat të fortë në Kuvendin e Shqipërisë mes ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe deputetit demokrat Gent Strazimiri. Interpelanca me ministren Kodheli është kërkuar nga demokratërt, pas vdekjes së majorit Sokol Feka në Spanjë, gjatë rrëzimit të helikopterit që transportonte drogë.

Ministrja Kodheli ka akuzaur qeverinë e kaluar se ka dhënë gradat për ushtarakët pa asnjë kriter, si dhe i ka katandisur ushtrinë në një gjendje të mjerueshme.

"Ish ushtaraku Feka, djalë i kaq shumë dritëhijve nuk përfaqëson të gjithë ushtarakët , ama është shembull i rrezikshëmmajës së ajsbergut që kjo maxhorancë përpiqet ta zbulojë dhe shkatërrojë .Ish majori nuk është as më shumë e as me pak se koloneli Rambo që hynte e dilte sa herë ti donte qejfi nga Shqipëria , plot 102 herë. 
Feka është graduar në mënyrë të pamerituar" ,tha Kodheli.

 

Por për demokratin Strazimiri, ishte Ministrja ajo që i dha besimin majorit, që të bëhet pjesë e repartit të helikopterëve Farkë.

"Këtë rradhe nuk funksioni sistemi dhe u bë procka .Ai është trajnuar nga anglezët për aftësitë.Sa ka funksionuar kontrolli ose pse nuk ka funksionur? A ishte rast veçuar ,jo !Janë 2 oficerë të arrestuar si dëshmitarë" , tha Strazimiri.

SHKARKO APP