Vdekja e mistershme e Evgjeni Baxhos, studiuesi për simbolet: Janë magji

Studiuesi Eno Barjami ka folur për vdekjen e mistershme të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, në trupin e së cilës u gjetën disa simbole, për të cilat pretendon se janë magji. Në emisionin “Shqipëria Live”, Barjami ka zbuluar se i është bërë magji dhe këtë nënkuptojnë simbolet në kurrizin e saj, të cilat janë bërë nga një person tjetër.

Po ashtu ai shpjegoi se vajza kishte një sëmundje, e cila u raportua në media si një infeksion në dhëmballë, dhe në vend që të kurohej zgjodhi që të përdorte disa praktika që konsiderohen si “magji”.

“Ata që futen në këtë rrugë kërkojnë idenë e një rritje shpirtërore që ta shohin realitetin ndryshe. Njeriu është një qenie sociale dhe fakti që ata mbyllen në vetvete i bën ata që të distancohen edhe nga realiteti. Te pjesa e shpinës ose është ndërhyrë që të prishet magjia, ose kanë ndërhyrë që ta përforcojnë magjinë në mënyrë që vajza të shërohej. Sëmundja është agravuar dhe në sajë të energjive të saj nga këto praktika. Ka ndërhyrë një person tjetër që është shumë i njohur me këto gjëra ose janë njësoj. Por patjetër që është një person tjetër se lapustila është tjetër lloj. Kulte të tilla nuk rekrutojnë njerëz se magjitë nuk rekrutojnë njerëz. Është rit “neë age” për të kuruar sëmundjen e saj”, tha Barjami.

SHKARKO APP