FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdekja e oficerit të policisë gjatë ndjekjes në Milano, Gjykata jep masën për shqiptarin

Gjykata e Milanos ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike për 26-vjeçarin Genti Berisha, i dyshuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur gjatë një ndjekjeje policore në rrugët e qytetit italian.

Ngjarja nisi pasi i riu nuk iu bind një ndalese në një pikë kontrolli të policisë dhe u largua me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar një ndjekje që arriti deri në 180 km/orë. Gjatë operacionit, oficeri i policisë lokale Francesco Imprezzabile humbi jetën pasi ra nga motoçikleta zyrtare në rrethana të vështira ndjekjeje.

Vendimi i gjykatës u mor pas marrjes në pyetje të të dyshuarit dhe pas ndryshimit të kërkesës së prokurorisë, e cila nga “arrest në burg” kaloi në “arrest shtëpie”. Sipas dosjes, ndryshimi u ndikua nga fakti se i dyshuari ka pranuar pjesërisht ngjarjen dhe familja e tij ka siguruar një vendbanim të qëndrueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?