Vdekja e punëtorëve, në pranga drejtuesit teknik të dy firmave
Pas ngjarjes tragjike të rrëzimit të skelës nga pallati 13-katësh, që i mori jetën dy punëtorëve dhe la të plagosur rënde tre të tjerë, Policia e Shtetit bën të ditur se drejtuesit teknik të dy firmave janë vënë në pranga, pasi akuzohet për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”. Rrëzimi i skelës në një pallat në të cilin po kryheshin punime në fasadë solli tragjedinë dhe policia ka vënë në pranga: Xh. T. 41-vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve. I. B. 44-vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve. Nga ana tjetër, policia ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasit P.S, me detyrë administrator i firmës për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.
Në rrugën ”Faik Konica” në pallatin Nr. 2, njëra prej firmave me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xh.T, ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth orës 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B, 31-vjeç, punëtor ndërtimi si dhe shtetasi O.K, 36-vjeç, punëtor.
Për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës” për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike, duke vënë edhe një herë në pah mungesën e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës. Sipas dinamikës së ngjarjes, punëtorët po bëheshin gati të çmontonin skelën pasi kishin përfunduar punimet në një pjesë të pallatit dhe do ta montonin në pjesën tjetër të fasadës. Një pjesë e skelës së katit të parafundit është shkëputur, çka solli për pasojë edhe shembjen e të gjithë strukturës së skelës, duke sjellë edhe aksidentin e rëndë në punë.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave në Shqipëri, Kol Nikolla, thotë se shkak për incidentin e rëndë është bërë mungesa e sigurisë në punë. Nikolla ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për këto incidente në punë. Më tej ai shton se ngjarje të tilla ndodhin edhe në fasoneri apo në miniera por askush nuk është dënuar.
“Uroj që të plagosurit të jenë mirë. Në të gjithë sektorët kemi pas raste të tilla. Siguria në punë ka qenë objektiv ynë për të ngritur zërin por fatkeqësisht rastet po bëhen mjaftë problematike. Është e pa falshme që gjithmonë jemi të fundit në ktë problem dhe nuk kemi asnjë person të vënë para përgjegjësisë. Në fasoneri në naftë në miniera etj. Kjo mund të vij edhe nga kriza politike, por kushtet teknike janë neglizhuar. Duhet të dalin para drejtësisë. Nuk funksionon mjeku i ndërmarrjes. Kantrier ndërtimi. 60-70% janë në kundërshtim me legjislacionin e punës, kjo mund të ishte katastrofë njerzore. gjencitë ligjëzbatuese duhet ete marrin masa. Së pari është qeveria. Agjencitë e kontrollit nuk po kryejnë punën e tyre. Besojmë se shumë shpejte reforma në drejtësi të japi frytet e veta dhe përgjegjësit e këtyre ngjarjeve të marrin përgjegjësinë. Jeta është e para duhet të ketë kontrolle”.
KOHA JONË SONDAZH

