Vdekja e shoferit të ministrit. Berisha ngre disa pyetje për Habilajt, Tahirin dhe Ballën

Pas vdekjes së Shkëlzen Qordes, shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Ish-kryeministri Sali Berisha ai i cili e konsideron ngjarjen si “ekzekutim mafioz” dhe nge pyetjen, “Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj?? Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?
apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari???”

Reagimi i Sali Berishës:

Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!

Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.
Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!

Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!
Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.
Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??
Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?
apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sb

Mediat japin kete lajm te shkurter:

“Gjendet i qëlluar me plumb në kokë, shoferi i Fatmir Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur, i qëlluar me një plumb në kokë.
Burimet thanë se bëhet fjalë për shoferin e Fatmir Xhafajt, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e tij.”

SHKARKO APP