Vdekja e turistes ruse në Ksamil, Moska llogari Tiranës: Të zbardhet ngjarja
Tv Klan u interesua pranë laboratorit të policisë dhe sipas ekspertëve, gjithçka do të jetë gati brenda 10 Gushtit.
Pajisja e ADN –së do të krahasojë flokët e gjetura në helikën e një skafi të drejtuar nga Ermal Fataj me flokët e viktimës, Ksenia Ryok.
Zvarritja e hetimeve ka shqetësuar edhe Ambasadën ruse. Burime të prokurorisë thanë për Tv Klan se Ambasada i kërkon prokurorisë së Sarandës çdo ditë informacione zytare mbi ecurinë e procesit hetimor.
Ambasada kërkon të informohet në detaje mbi të gjitha gjetjet e hetuesve që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në pritje të provës shkencore që do të përftohet nga kryerja e krahasimit të ADN –së, prokuroria kërkoi mbajtjen në burg për 45 ditë të Fatajt.
31 – vjeçari ka mohuar që ta ketë goditur turisten me skaf, ndërsa nëna e viktimës dhe një dëshmitar kanë deklaruar se në afërsi të zonës ku notonte ajo janë parë disa mjete lundruese, si skafe e motorë uji./tvklan.

