Vdekja e turistëve rusë në Qerret, shkelje me përkthimin
Jana Emelina, Aleksandër Mikalov, Elena Mikalova dhe Olga Rybalko, turistët e tjerë që u larguan drejt vendit të tyre fill pas vdekjes së mistershme të bashkëkombasve të tyre rrëfejnë përmes guidës se Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita nuk kishin asnjë problem shëndetësor.
Në rastin e hetimit të vdekjes së mistershme të katër turistëve, grupi i hetimit ka harruar ti pyesë me përkthyesë katër turistët e tjerë. Ata janë pyetur duke u përkthyer nga Maria Bucakiskam një 30-vjeçare nga Ukraina që i ka përkthyer. Por në Ministrinë e Drejtësisë janë të licensuar 1400 përkthyes që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë që të asistojnë gjatë shoqërimit, marrjes në pyetje në komisariate dhe në gjykata të shtetasve të huaj.
Akoma më interesante është dëshmia e menaxheres së hotelit ku qëndruan nga e diela në të premten rusët. Xhudiljana Pole rrëfen se turistët në të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit dhe për të udhëtuar kishin marrë një automjet me qera. Ata rezervuan pishinën dimërore një ditë përpara ngjarjes dhe për këtë administratorja kujton se u ndoq protokolli ku u mat temperatura dhe u kontrolluan aspiratorët.
Policia e ka referuar çështjen për vrasje në rrethana cilësuese sipas nenit 79, dhe ndërkohë që priten ekspertizat e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet se nga çfarë ndërruan jetë katër rusët.