Vdes 77-vjeçari në Korçë, një i plagosur në Bulqizë

Një i moshuar është gjetur i pajetë në rrugë, në lagjen e “Radanecit” në Korçë. Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet që 77-vjeçari Thedhoraq Dhëmbi të ketë humbur jetën pas rrëshqitjes në akull, ku si pasojë e goditjes në kokë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i të moshuarit u dërgua në morgun e qytetit për ekzamiminim mjeko-ligjor. 77-vjeçari Thedhoraq Dhëmbi është viktima e parë e motit të keq të këtyre ditëve të fundvitit që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë dje në Bulqizë, një 40-vjeçar ka rrëshqitur nga akulli në qendër të qytetit dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?