“Vdes gjiganti dhe diva e muzikës shqiptare”, ja çfarë shkruajnë mediat serbe për Nexhmije Pagarushën

Ndarja nga jeta e ikonës shqiptare të muzikës, Nexhmije Pagarushi ka marrë edhe vëmendjen e mediave serbe.

Gazeta B92 shkruan: “Vdes gjiganti i muzikes shqiptare”. Më tej gazeta shkruan se ajo ishte në mesin e atyre krijuesve kulturorë që kurrë nuk pranuan të këndojnë diçka që nuk kishte asnjë vlerë kulturore, veçanërisht traditën e muzikës popullore shqiptare. Ajo mbaroi arsimin në Beograd, ndërsa performoi në koncerte në të gjitha qytetet e ish-Republikës Federale të Jugosllavisësë dhe në mbarë botën.

Media tjetër serbe “Alo” shkruan: Vdes diva e muzikës popullore të Kosovës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për mbi 40 vjet, ajo ka kënduar këngë popullore shqiptare”, shkruan gazeta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?