Vdes në çerdhe fëmija, djali 13 muajsh u gjet pa jetë ndërsa flinte

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në çerdhen numër 17 në kryeqytet, ku fëmija S.Prendi kishte shkuar si çdo ditë dhe të paktën për momentin edhe pa ndonjë problem shëndetësor të evidentuar sidomos të premten.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00 të pasdites, kur edukatoret e tij kanë parë që fëmija ishte në krevat pa shenja jete.

Në prani të prindërve, fëmija është dërguar në pediatri dhe më pas në ambientet e mjekësisë ligjore ku edhe pas dy javësh pirtet të dalin shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Për momentin mjekët nuk kanë konstatuar asnjë bllokim në organet e brendshme të foshnjës, me mushkëri të pastra dhe rrugët e jashtëqitjes të pastra.

Ajo që do të analizohet tani është një analizë gjaku si dhe analiza bakteorologjike për të gjetur shkakun e vërtetë të vdekjes së foshnjës.

Çështja i është besuar prokurorit,  Erjon Ymeri, ndërsa në Komisaritin 2 janë marë në pyetje edhe prindërit e foshnjes për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes dhe nëse fëmija ishte duke kaluar apo jo ndonjë gjendje gripale.

SHKARKO APP