Vdes në Sarandë se preku telat e korentit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për një aksident në punë, ku ka humbur jetën Edmond Dhime.

Burime nga qyteti bregdetar kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur përballë marketit “Alfea”.

Dhime ka qenë duke vendosur një tendë aty, kur një tub ka prekur në telat e energjisë elektrike duke bërë shkarkimin tek punëtori. Si pasojë e shkarkimit të madh, Edmond Dhime edhe pse është dërguar në spital ka humbur jetën.

SHKARKO APP