Vdes tragjikisht gruaja në Gjirokastër
Një grua në Gjirokastër ka humbur jetën, këtë të martë, në fshatin Fushë Bardhë.
Në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë 52-vjeçarja S.D., e cila vdiq rrugës për në spital.
Gruaja u gjet nga familjarët në grahmat e fundit të jetës, ku pavarësisht nxitimit për ta dërguar në spital nuk i’a doli.
Gruas iu gjet në dorë ambalazhi i fostoksinës, ku dyshimet paraprake të Policisë flasin për vetëflijim.
Për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e ngjarjes, materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Gjirokastrës.

