Vdiq nga mangalli, vëllai i 19-vjeçares: U binda se nuk e vranë

Pas autopsisë ku thuhej se 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje ka ardhur një reagim edhe nga familja e vajzës, të cilët më parë kërkonin drejtësi dhe dyshonin se vajza mund të ishte helmuar qëllimisht.

Vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku është shprehur se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij. “Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit ku 5 ditë pas martese Olsi Hajdarin së bashku me Rezartën u helmuan nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush. Olsi arriti të shpëtonte pas dërgimit në spital ndërsa 19-vjeçarja gjeti vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?