Veç 31% e studentëve në Shqipëri janë të vaksinuar

Viti i ri akademik nis më datë 18 dhe jo me 11 siç ishte parashikuar më parë, kjo për ti dhënë mundësi studentëve që të vaksinohen. Bordi i studentëve ka bërë një sondazh me 1670 studentë, prej të cilëve 56% janë shprehur se nuk janë vaksinuar.

Sipas studentëve që kanë organizuar këtë pyetësor, 13% e tyre kanë thënë se kanë na plan të vaksinohen. Shumica e të rinjëve duan vaksinën Pfizer.

Rreth 80% e studentëve janë shprehur kundër vaksinimit të detyruar, ndërkohë që ata kërkojnë lehtësira për kryerjen e tamponit për të gjithë ata që refuzojnë vaksinimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

74% e studentëve janë shprehur se dëshirojnë që mësimi të bëhet tërësisht në auditor, ndërkohë që vetëm 11% janë shprehur se mësimi duhet të kryhet online.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?