Veç depresionit, gruaja e gjyqtarit vuante edhe nga sëmundja tjetër

Mesditën e djeshme, humbi jetën Enkeleda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj. Sipas policisë, dyshohet se ajo është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte në rrugën ”Nikolla Tupe” në Tiranë.

Shkaqet e këtij akti fatal mbeten ende të paqarta për policinë por paraprakisht dyshohet se këtë vendim 37-vjeçarja, nënë e një vajzë të mitur e ka marrë në kushtet e depresionit.

Sipas gazetës ”Panorama”, gruaja depresioni i ishte shkaktuar pasi vuante më herët nga një tjetër sëmundje e rëndë. Policia është përqendruar në pistën e vetëvrasjes nga depresioni, pasi pranë trupit të pajetë i janë gjendur ilaçe për kurimin e kësaj sëmundje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Enkeleda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës. Ndërkohë, dy ditë më parë i shoqi kaloi me sukses provën e Vetting-ut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?