Veliaj: Aksi kryesor i ujësjellësit në Tiranë po përfundon, ndjesë për trafikun e rënduar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ju kërkon falje qytetarëve të Tiranës për gjendjen e rënduar të trafikut në unazë dhe falenderon për mirëkuptimin, pasi aksi kryesor i ujësjellësi është drejt përfundimit.
Në një postim në faqen e tij ne Facebook, pasditen e së mërkurës, kryebashkiaku Veliaj shkruan, “Ndjesë për trafikun në unazë dhe faleminderit për mirëkuptimin. Kolegët po punojnë 24/7 që aksi kryesor i ujësjellësit në Tiranë të mbarojë shpejt”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës sjellë një set fotosh nga puna e punonjësve të Bashkisë në 24 orë në ditë.
KOHA JONË SONDAZH

