Veliaj: Banorët të ruajnë investimet e kryera

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e një tjetër blloku urban në zonën e njohur si pallatet e “Agimi”, në Njësinë Administrative nr. 5, ku ishte i pranishëm në përurim kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij Veliaj tha se “Më në fund kemi zënë mend dhe si çdo komb i civilizuar, fillimisht kryem punimet nëntokësore e më pas ato mbitokësore. Më vjen mirë, sepse kjo është një ndër zonat që reputacionin e ka shumë të madh, por ne realitet le shume për të dëshiruar. Pra, zona e ka emrin zona e Bllokut, por ama pas fasadave të lokaleve e pub­ve, ka qenë një mizerie e denjë për Afrikë, me ujëra të zeza që nuk kishin ku shkarkoheshin, ujëra shiu që përmbysnin çdo bodrum e pallat dhe me një infrastrukturë, qe vetëm degjeneronte vlerën e pronës në të gjitha pallatet e shtëpitë e kësaj njësie”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se pas punimeve te zona e Shushicës, investimi tek pallatet “Agimi” është i dyti i Bashkisë së Tiranës, për të treguar që duhet të ndërtojmë jetën në komunitet jashtë qendrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të doja t’u bëja apel të gjithë banorëve të lagjes. Së pari, ta ruajnë. Së dyti, ata të raportojmë çdo vandalizim e uzurpim, sidomos ato që na pengojnë komunikimin, ndërtime muresh, gardhesh, që nuk i kanë hije një qyteti në vitin 2016. Ndaj, u kërkoj të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë t’i ruajnë investimet që bën Bashkia e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, ai theksoi se në këtë njësi administrative janë bërë edhe investime të tjera në infrastrukturën sociale, kopshte, shkolla dhe çerdhe. Njësia nr. 5 është numër një në Tiranë, jo vetëm për nga numri i popullsisë, por edhe nga korrektesa e pagimit të taksave, ujit e energjisë elektrike. Në punimet e këtij blloku urban janë rikualifikuar tre zona brenda rrugëve “Gjin Bue Shpata”, “Pjetër Bogdani”, bulevardi “Bajram Curri” dhe “Ibrahim Rugova”.

Në të tre zonat që janë në mes të pallateve ekzistuese dhe atyre të reja, është ndërhyrë në infrastrukturë rrugore, me punime për ujësjellësin, ujërat e zeza dhe për ujërat e shiut. Të gjitha sipërfaqet janë riasfaltuar, duke krijuar rreth 7600 metra katrorë asfaltime të reja dhe rreth 3700 metra katrorë trotuare të reja me pllaka. Të gjitha rrugët janë rikonstruktuar me ndriçimin përkatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?