Veliaj: Basha shpenzon më shumë kohë në Hollandë dhe SHQUP sesa në bashki

 

Një ditë pasi Erion Veliaj dorëzoi postin e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ai nisi takimet elektorale me qytetarët e Tiranës. Kandidati i së majtës po zhvillon në këto momente një takim me banorë të njësisë bashkiake Nr.2. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka sulmuar kryebashkiakun aktual të Tiranës, Lulzim Basha. Ai tha se Basha shpenzon më shumë kohë në Hollandë dhe në SHQUP sesa në bashki ku duhetj të merrej me hallet e qytetarëve. Duke vazhduar më tej sulmin, Veliaj tha se Basha është një kryebashkiak që parkon makinën në trotuar. Përpara se t’u jepte fjalën qytetarëve, ai tha se stafi i tij ka marrë vendim që aktivitetet e fushatës t’i transmetojë direkt, ndryshe nga rivali i PD-së, që sipas Veliajt i monton fillimisht takimet elektorale për t’ja paraqitur qytetarëve si një film.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?