Veliaj: Bashkia e Tiranës rikthen kinemanë verore

Bashkia e Tiranës ka menduar për një fundjavë më argëtuese për të rinjtë e kryeqytetit, duke rikthyer kinemanë verore në sheshin “Skënderbej”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” e ka cilësuar verë emocionuese dhe plot surpriza nga bashkia , për të apasionuarit pas ekranit.

“Një verë me emocione dhe surpriza pa fund nga ‪#‎BashkiaTiranë‬ ku spikat rikthimi i kinemasë verore si një formë e mrekullueshme argëtimi për të gjithë të apasionuarit e ekranit të madh”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e djeshme në kinemanë verore ishin të pranishëm kryetari Veliaj e shumë të rinj, të cilët kaluan kohë mes shoqërisë së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?