Veliaj batuta me ministret Gjosha e Nikolla: Ndjehem si veshka mes dhjamit

Prezantimi i programit të Bashkimit Europian  "Erasmus +" në një takim me studentë dhe të rinj është shoqëruar me batuta nga ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj.

I pranishëm në këtë aktivitet në krah të ministrave Klajda Gjosha dhe Lindita Nikolla, si dhe ambasadores së BE/së Romana Vlahutin, Veliaj duket se e ka ndjerë veten si "veshka mes dhjamit".

Shprehja si veshka mes dhjamit është bërë për njerëz si unë që kam nderin të punoj me Linditën, Klajdën dhe Romanën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Batuta ishte sa i lumtur dhe i bekuar isha unë që kam kolege të mrekullueshme si ju”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër moment që u shoqërua me batutë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ishte dhe për broshurën e Erasmus +.

Nga viti 1987 kanë lindur 1 milionë bebe falë çifteve që janë njohur në programin Erasmus, uroj që kjo mos të jetë arsye e parë pse zgjidhni një projekt Erasmus.

Kur të bëheni të famshëm mos na harroni. Kur të bëheni pjesë me atë 1 milionë bebe, mos harroni të kontribuoni për pensionin social”, tha Veliaj. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?