Veliaj: Bulevardi i Ri, një hapësirë e jashtëzakonshme e qytetit me një super projekt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje situatën tek ish-stacioni i trenit para investimit për ndërtimin e Bulevardit të Ri. Ai shprehet se ata të cilët ishin në detyrë më herët kishin ngulur vetëm një tabelë. Veliaj shton se u rikuperuan 4 vitet e humbura kot prej gjumit dhe u arrit që të transformohej një hapësirë e jashtëzakonshme e qytetit me një super projekt.

Kryebashkiaku Veliaj thotë se sot po kuptohet se sa i nevojshëm ishte zgjatimi i Tiranës drejt Bulevardit të Ri dhe se sa i rëndësishëm ishte vendimi për të zhvilluar këtë zonë të qytetit duke planifikuar të ndërtohen aty edhe zyrat e administratës së Bashkisë së Tiranës, muze apo salla koncertesh.

“Më kujtohet dita kur nisëm punë për Bulevardin e Ri dhe në hyrje të tij, tek ish Stacioni i Trenit, gjetëm vetëm një tabelë. Në 4 vjet, ata që ishin para nesh në detyrë, aq punë kishin bërë: kishin ngulur një tabelë.
8 vjet më vonë, pas një pune të përditshme, të bërë me përkushtim e pasion, jo vetëm rikuperuam 4 vitet e humbura kot prej gjumit, arritëm që të transformojmë një hapësirë të jashtëzakonshme të qytetit, me një super projekt, i cili që tani ka krijuar boshtin e asaj që nesër do të quhet Tirana e së ardhmes. Prej disa kohësh në këtë zonë po ndërtohet Tirana e Re, ajo e fin-tech, me biznese, zyra, institucione të rëndësishme e banka, të cilat po vendosen në Bulevardin e Ri, si zona më mikluese për të investuar.
Sot po e kuptojmë se sa i nevojshëm ishte zgjatimi i Tiranës drejt Bulevardit të Ri dhe se sa i rëndësishëm ishte vendimi për ta zhvilluar këtë zonë të qytetit, e sidomos duke planifikuar të ndërtojmë aty edhe zyrat e administratës së Bashkisë së Tiranës, muze apo salla koncertes, si një mënyrë për t’i dhënë akoma më shumë jetë.
E s’kam si ta fsheh kënaqësinë se me ndihmën e Fondit të Katarit, në fund të bulevardit do të kemi edhe një shesh fundor, një tjetër super projekt për qytetarët, i cili do të jetë edhe xhevahiri i Tiranës së 100 viteve të ardhshme”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?