Veliaj: Debat, përfshirje dhe festë në javën e rinisë

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, bëri të ditur se datat 23-27 mars do të konsiderohet ndryshe si java e rinisë.

Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve për tu bërë pjesë e kësaj jave festive.

“Debat, aksion, përfshirje, festë dhe miq që zgjasin sa një jetë. Mos e humb‪#‎JavaRinise‬ tek Qyteti Studenti, 23-27 Mars”, shkruan në “facebook” Veliaj.

Qytet Studenti do të hapë dyert për të organizuar mbi 20 evente në 5 ditë rresht. Ndërkaq, organizatat rinore do të organizojë panair në sheshin “demokracia” në qytet studenti, i cili do të qëndrojë i hapur përgjatë tërë javës.

SHKARKO APP