Veliaj do të shkarkohet? Teliti: Zgjidhja e duhur për kryebashkiakun e ri janë zgjedhjet vendore
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorian Teliti komenton lëvizjet pas dorëheqjeve të nënkryetarëve kohët e fundit. Ai tha se aktualisht kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik. Sipas Telitit postet e reja në bashki janë deleguar nga vetë Edi Rama dhe se për rizgjedhjen e kryebashkiakut të ri duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore.
“Aktualisht kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik në bashki. Mund të them se katër postet e reja në Bashkinë e Tiranës janë deleguar nga kryeministri. Bashkia e Tiranës po trajtohet si ndarje torte, jo si pushtet vendor.
Në momentin që ne nuk kemi një kryetar të Bashkisë së Tiranës, zgjidhje e duhur për rizgjedhjen e e tij janë zgjedhjet vendore. Duhet të kthejmë Tiranën në një normalitet ligjor. Përsa i përket shkarkimeve në bashki, një urdhër i kryeministrit nuk mund të shkelë mbi ligje”, tha ai në ”News 24”.
Gjatë fjalës së tij në studio, nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës u ndal edhe tek zhvillimet politike në opozitë. Ai tha se opozita po del çdo ditë me fakte për zbulimine së vërtetës së zgjedhjeve dhe se dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit nuk është e qartë se sa votues shqiptarë kanë votuar në 11 maj.
KOHA JONË SONDAZH

