Veliaj fton për të disatën herë në dëgjesë protestuesit e këndit të lojërave

 Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri sot ftesën e njëzetë ndaj protestuesve që kundërshtojnë këndin e lojërave për fëmijë te liqeni, për të ardhur në dëgjesë dhe biseduar mbi projektin. Ai u bëri edhe njëherë ofertën për të kontrolluar nga afër zbatimin e punimeve në terren, si një garanci që asnjë pemë që gjendet sot në park nuk do të preket.

 “Njerëz civilë që duan të mbrojnë pemët e kanë të hapur derën e bisedimeve. Ndaj në çdo moment që duan të matrikulojnë çdo pemë, të ndjekin punimet mund të vijnë”, tha Veliaj duke folur në emisionin Koha për tu Zgjuar.

 Por në të njëjtën kohë ai e ka konsideruar të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj forcave të policisë, ashtu edhe shkatërrimin e kantierit të punës. “Unë jam ulur në bisedime edhe me Fatos Nanon, edhe pse s’më ka pëlqyer. E kam dhënë mesazhin tim, por pa përdorur dhunë, por këta janë kopje e shëmtuar e MJAFT-it, që përdorin dhunë. Dhuna nuk është zgjidhje. Nuk pranoj justifikime që ushtrojnë dhunë mbi policët, kemi një polic të goditur me bisht lopate në gjoks”, shtoi Veliaj.

SHKARKO APP