Veliaj i dhuron laptopin Aleksit, ia shprehu dëshirën 2 ditë më parë

Aleksi është një nga fëmijët me aftësi të kufizuara rezident në Qendrën e Zhvillimit në Durrës dhe sot, në ditën e Krishtlindjeve, mbushi 15 vjeç. Përveç urimeve të shumta që i erdhën nga shokët e miqtë e tij dhe festës së vogël të organizuar me këtë rast nga drejtuesit e qendrës, ai iu gëzua edhe një dhurate të veçantë: një laptopi.

 Këtë dëshirë Aleksi nuk ngurroi t’ia shprehte dy ditë më parë Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në vizitën që ai zhvilloi të martën në këtë qendër në vijim të turit "Shqipëria Dhuron".

Ministri i dha fjalën se shumë shpejt do t’ia plotësonte dëshirën dhe sot duket se e ka mbajtur premtimin. Aleksi kishte në duar dhuratën e shumëdëshiruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?