Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtarit Albano Carrisi

Këngëtari i njohur italian me shtetësi shqiptare, Albano Carrisi, është nderuar nga Bashkia e Tiranës me Çelësin e Qytetit. Ai u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dorëzoi atij çmimin në shenjë mirënjohje për kontributin që këngëtari ka dhënë jo vetëm në jetën artistike dhe kulturore në vendin tonë, por edhe në lidhjet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kryetari i bashkisë e falenderoi këngëtarin për vizitën e tij në Shqipëri dhe për faktin që ai ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të mbajtur koncertin e radhës. Albano Carrisi ka ardhur në Tiranë me ftesë të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi”, dhe do të mbajë nesër në orën 18:30 do mbajë një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”.

Koncerti organizohet me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, 20  vjetorit të shoqatës si edhe të 27 vjetorit të organizimit të koncertit të parë që dha çifti i këngëtarëve Al Bano & Romina Pouer (17 shtator i vitit 1989) në Tiranë.

SHKARKO APP