Veliaj i shtrin dorën Kosovës, Majko: Djali që shiti fiq “rrëzoi nga fiku” kundërshtarin

 Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  doli  para medieve për të shpallur fitoren pak momente më parë, ndërsa disa deputetë të PS-së të pranishëm, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Pandeli Majko dhe që shihej si një mundësi më e mirë e së majtës para zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, kanë gjetur rastin të përgëzojnë fitoren e Erjon Veliajt dhe

Pandeli Majko, një nga mbështetësit kryesorë të Erion Veliajt gjatë fushatës së tij, tha se rezultati ishte spektakolarë.  “Djali që shiti fiq rrëzoi nga fiku kundërshtarin”, – ishte ky mesazhi që ai dha për kundërshtarin e Erion Veliajt në këto zgjedhje.

Ndërsa, ministria e Arsimit , Linita Nikolla duke theksuar se kjo ishte një fitore e thellë dhe e merituar nga Erion Veliaj, tha se pritshmëritë edhe për Këshill Bashkiak janë të mëdha, por më e madhe është puna që ne do bëjmë. “Pritshmëritë edhe për këshill bashkiak janë të mëdha por më e madhe është puna që ne do bëjmë”, – tha Nikolla

Më tej, edhe ministri Blendi Çuçi, një tjetër mbështetës i fushatës së Veliajt tha se ky rezultat pritej duke marrë parasysh faktin që Erion Veliaj është një menaxher i shkëlqyer dhe një politikan model.

“Rezultatin unë e prisja sepse Erioni është një menaxher i shkëlqyer dhe një politikan model. Rezultat spektakolar falë edhe Erionit. Ndërsa përsa i përket anëtarëve për Këshill Bashkiak, në to përgjithësisht ka një mozaik ndryshe sepse aty njerëzit votojnë edhe në bazë të njohjeve familjare e shoqërore, ashtu siç është votuara në të gjitha zgjedhjet.  Në të gjithë Shqipërinë ishte një rezultat i kënaqshëm”, – tha ai

Deputeti Xhemal Qefalia tha se fitorja ishte e thellë dhe se njerëzit presin ndryshimin ndaj ndryshimi do fillojë menjëherë pasi  puna në Tiranë do të fillojë menjëherë.  – “Fitore e thellë. Njerëzit presin ndryshimin ndaj ndryshimi do fillojë menjëherë pasi menjëherë do fillohet nga puna në Tiranë”, – tha Qefalia.

Pas shpalljes fitues, Veliaj shprehu falënderime për garën e kundërshtarët e tij, e veçanërisht doktor Halim Kosovës, duke e ftuar për bashkëpunim.  – “Për 30 ditë gjeneruam një fushatë qytetarë, nevojat që ne thamë diskutohen çdo darkë, duke dhënë shembull edhe për qytetet e tjera që në fund shkuam te zgjedhjet më të lira më të ndershme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipërinë. Meritat për këto zgjedhje në Tiranë ka edhe kundërshtari ynë Halim Kosova që meriton gjithë respektin për përpjekjet që bëri për tu ndarë nga linja zyrtare e partisë së tij, që helmojnë politikën sonë, faleminderit Halim Kosova. Falënderoj edhe kandidatët e tjerë Gjergjin, Sazanin, Tafajn,. Muslinë. I përgëzoj të 5 për garën dhe t’i ftoj të mos ndihen humbës por kontribuues të ndryshimit të Tiranës. I them me respekt doktor Halimit se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë e mezi pres bashkëpunimin”,  u  shpreh Veliaj.

SHKARKO APP