Veliaj ironizon protestën e opozitës: Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj!

Pas incidenteve në protestë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa ka postuar një foto ku gjatë fjalës së Bashës protestuesit hedhin molotov, Veliaj ka ironizuar duke shkruar “Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit”.  Veliaj nënvizon se  Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj dhe se puna e jo dhuna do të triumfojë.

“Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon”, thekson Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?