Veliaj: Ja projekti për fëmijët, këndi i lojërave nuk prek pemët ekzistuese (FOTO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar pamje të projektit për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijët në ambientit e Parkut të Liqenit Artificial, ku nuk preket asnjë pemë ekzistuese.

 Sipas fotove të publikuara në faqen zyrtare të Veliajt në rrjetin social Facebook, pemët ekzistuese do të jenë pjesë e planit dhe këndi i lojërave është përshtatur në varësi të pozicionimit të tyre.

 “Siç duket edhe në foto, pemët ekzistuese të parkut nuk preken. Jemi i vetmi qytet ku fëmijët luajnë në qendra tregtare e jo në natyrë. Ja dhe si janë këndet e lojërave në Hollandë ku luajnë fëmijët e atyre që me hunj prishin atë të fëmijëve të Tiranes”, shkruan Veliaj në postimin ku ka bashkëngjitur dhe disa foto të projektit të parkut dhe se si janë parqet në Hollandë.

 Nga ana tjetër, materialet që do të përdoren për ndërtimin e këndit të lojërave do të jenë ekologjike. Dyshemeja do të jetë e përbërë nga ashkla druri dhe material tartan, i cili përdoret gjerësisht në ndërtimin e këndeve të fëmijëve.

k1 k2 k3 k4 k5 k6 k7 k8 k9

SHKARKO APP