Veliaj “kapet” mat nga paparazzi rrugëve të Tiranës me biçikletë (FOTO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është fotografuar ditën e sotme me biçikletë, duke qarkulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk dihet se për ku ishte drejtuar Veliaj, i cili pasi priti hapjen e semaforit, vijoi rrugën me dyrrotakun e tij.

Shumë njerëz të njohur e ka kthyer biçikletën nje një mjet të zakonshëm për të lëvizur në Tirane. Kjo për të kryer levizje të shkurtra apo për t’u marrë me aktivitet, favorizuar edhe nga korsitë e biçikletave, që janë shtuar shumë në çdo pjesë të qytetit.

Veliaj është një ndër politikanët që e përdor më së shumti biçikletën. Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga nismat e tij ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat. Një ndër nismat më të debatuara, por që në fakt po e kthejnë qytetin në një dimension njerëzor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?