Veliaj kërkon gjyq live, GJKKO e rrëzon! Dumani: Nuk mund të ekspozohen dëshmitarët
Seanca për gjyqin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nuk u transmetua live për mediat. Gjyqtarja e GJKKO, Engjëllushe Tahiri e rrëzoi kërkesën e të parit të Tiranës me argumentin se dy prej të pandehurve, Elman Abule dhe Adela Kondakçiu, nuk pranuan që seanca të transmetohet live.
Vetë Veliaj nuk shkoi në seancë, por deklaroi se do të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, i cili tha se transmetimi live është i domosdoshëm për transparencën ndaj publikut dhe për të garantuar që qytetarët të informohen mbi zhvillimet e procesit.
Prokurori i SPAK-ut, Altin Dumani tha se akuza nuk ka asnjë problem për transmetimin e seancave live, por theksoi se dëshmitarët nuk mund të ekspozohen dhe kjo sipas tij nuk ndodh as në vendet e rajonit, BE-së apo në SHBA.
Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
KOHA JONË SONDAZH

