FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja urdhëron rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të ketë një tjetër mundësi për të kërkuar lirimin nga qelia, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi sot, me votim 5 me 3, që çështja të rikthehet për shqyrtim në Gjykata e Lartë. Vendimi i Kushtetueses detyron Gjykatën e Lartë të marrë sërish në analizë ankimin lidhur me masën e sigurisë ”arrest me burg”.

”Në aspektin procedural, u shqyrtua pretendimi për të drejtën e mbrojtjes për kohë të pamjaftueshme për t’u njohur me dosjen, Gjykata konstatoi se nuk ka cenim”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Në seancën e 20 majit në Gjykatën Kushtetuese kryebashkiaku i izoluar prej shkurtit 2025 pretendoi se i është cenuar liria individuale dhe se duke qenë kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është e dyfishtë pasi nuk mund të ushtrojë detyrën. Po sipas tij, masa nuk është proporcionale, gjykatat e tre shkallëve nuk kanë analizuar ai duhet kriteret e vendosjes së masës së sigurimit dhe se i janë cenuar të drejtat e një procesi të rregullt ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK pretendon në Kushtetuese se gjykatat më të ulëta kanë vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe se masa është proporcionale. Sipas Strukturës së Posaçme, duke qenë në detyrë, Veliaj mund të dikojë tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë. Për SPAK, vendimet gjyqësore ndaj masës së sigurisë së Veliajt, janë konform Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe të Kushtetutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?