Veliaj: Mbajmë premtimin për 12 kënde lojërash brenda vitit

Fëmijët e Njësisë Administrative nr. 7 në kryeqytet do të kenë shumë shpejt hapësirën e tyre të argëtimit. Bashkia e Tiranës, në përmbushje të premtimit për të ndërtuar 12 kënde lojërash, ka nisur punën për ndërtimin e këndit të tetë të lojërave për fëmijë dhe ambiente sportive për më të rriturit në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Fillimi i punimeve për këto hapësira të reja çlodhëse për banorët e zonës u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kjo është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të punuar për të fëmijët.

Veliaj tha se fakti që gjatë këtij viti të parë fokusi ka qenë i gjithi te fëmijët, tregon edhe një herë se punët në Tiranë nuk bëhen për efekte elektorale, por për t’i shërbyer gjeneratës tjetër, e cila sot nuk është e angazhuar në politikë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se deri në fund të këtij viti të 12 këndet e lodrave nëpër lagjet e Tiranës do të jenë gati për fëmijët, kjo edhe si një mënyrë që ata të rriten të shëndetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?