Veliaj me biznesin: Të zgjerojmë bashkëpunimin

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europian për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me biznesin.

Në fjalën e tij në këtë takim, Veliaj shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin bashki-biznes dhe, ndërsa prezantoi idenë e tij për të realizuar këtë synim, është shprehur i hapur për ide të tjera.

“Vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur me biznesin në 18 muajt e fundit dhe dëshiroj që këtë bashkëpunim ta shtrij edhe në Bashkinë e Tiranës. Për këtë, unë kam propozuar ngritjen e këshillit ekonomik në bashki. Ndërkohë, mirëpres çdo ide që ju mund të keni për këtë bashkëpunim”, tha Veliaj.

Nga ana e tyre, sipërmarrësit shprehën dëshirën e tyre për pjesëmarrje më të madhe të biznesit në vendimmarrjen e Bashkisë, përmes një përfaqësije të posaçme, në mënyrë që, përpara se ky institucion të vendosë për taksa apo tatime, kjo kategori të japë idetë e saj. 

SHKARKO APP