Veliaj: Me nënë Zylen në …treg! (FOTO)

“Me nënë Zylen në …treg!

Një qytet i mirë ka vend për të gjithë, edhe për ambulantet edhe për banorët! Të parët me tregje higjenike jo në rrugë, të dytët me trotuare e shkallë të lira për në pallat! I vendosur që Tirana të mos jetë pazar mesjetar, por secili të ketë mundësinë për tregti e banim pa penguar tjetrin!

16 tregjet e administruara nga Bashkia Tiranë kanë taksa 0! Ndërkohë në qytet ka dhe 30 tregje të tjera publiko-private me pagesa minimale!”.

Ky ka qenë postimi i sotëm në rrjetet sociale i kryebashkiakut Erion Veliaj, shoqëruar me fotot përkatëse nga takimi në tregun e ri të njësisë nr.3 në Tiranë, me të moshuarë që u bë e njohur për opinionin publik në rrjetet sociale për gjobën 500 lekë që mori nga Policia Bashkiake.

Pasi përuroi sot ambientet e reja të këtij tregu, i cili ofron kushte dhe standarde tregtimi bashkëkohore, që garanton normat e higjienës dhe sigurisë ushqimore për konsumatorët, ai bleu edhe disa produkte aty, e më pas theksoi se ky investim shkon në radhë të parë për ata që i përdorin çdo ditë këto produkte, në mënyrë të veçantë për më të moshuarit dhe fëmijët, të cilët do të konsumojnë fruta dhe perime më të pastra e të sigurta.

“Këtu kemi pasur një treg në kushte mesjetare, ku shitej në rrugë dhe zihej e gjithë hapësira publike. Tani hapësira publike i është kthyer qytetarëve, janë vënë stola, po mbjellim pemë, që komuniteti i zonës ta shijojë si një hapësirë të re. Kemi krijuar edhe një treg dinjitoz, me ndriçim, një strehë dhe higjienë”, tha Veliaj.

483c7233-4946-451d-bbaa-88c83cdb9763

SHKARKO APP