Veliaj në Ditën e Rinisë: Tirana është dhe do të mbetet qyteti i të rinjve

Gëzuar Ditën e Rinisë!
Energjia, idetë dhe ëndrrat e të rinjve janë motori i ndryshimeve që shohim çdo ditë.  Tirana është dhe do të mbetet qyteti i të rinjve – me hapësira për t’u rritur , projekte për të kontribuar dhe mundësi për të realizuar çdo ëndërr, shkruan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sot më 8 dhjetor, ditën që rinia shqiptare hodhi hapin e parë të ndryshimit të Shqipërisë.
Në një ekran të improvizuar, me një pult televizori, Veliaj ndërron simbolikisht kanalet, duke shpërfaqur investimet që janë bërë në ndërtimin dhe restaurimin e shkollave, në modernizimin e institucioneve të dijes, në fuqizimin e kësaj hallke të rëndësishme të progresit.
AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?