Veliaj në Këshillin Bashkiak: Ndërmarrje publike për transportin

Në mbledhjen e kësaj të hëne të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj bëri një përmbledhje të punës së bërë deri tani, duke thënë se bashkia është duke ndërhyrë në 50 lagje të Tiranës.

Kreu i bashkisë së Kryeqytetit u shpreh se mbledhja e taksave ka shkuar deri në 93%. Veliaj theksoi se buxheti i këtij viti ka dhënë mundësinë të bëhet më shumë punë së në të shkuarën.

“Për herë të parë kemi një buxhet me pjesëmarrje të komunitetit. Jemi duke punuar në më shumë se 50 lagje të kryeqytetit. Është përmirësuar ndjeshëm situata e ndriçimin në qytetin e Tiranës. Kryeqyteti është shumë herë më i pastër sot se sa e gjetëm”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Bashkisë foli edhe për situatën e transportit publik, duke thënë se po shikohet mundësia e ngritjes së një ndërmarrje publike të transportit për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të futen biletat elektronike para fundit të vitit 2016, do të bëhen më të shumta kontrollet, duke shkuar deri të gjobat dhe kjo vetëm për një synim, për një transport publik sa më të disiplinuar. Po mendojmë për një ndërmarrje publike të transportit”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?