Veliaj: Në këtë vit e kemi kthyer Tiranën në punë

Viti i ri arsimor do ta gjejë shkollën 9-vjeçare “1 Maji” me ambiente krejtësisht të reja dhe me kushte moderne.

Krahas nismave për rikonstruksionin e çerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe me shkollat, me synimin për të ulur orët mësimore me dy turne.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal për të inspektuar punimet për rehabilitimin e shkollën 9-vjeçare “1 Maji”, ku mësojnë 1015 nxënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të jetë në punë gjatë gjithë verës për të garantuar mbylljen e rikonstruksionit të shkollës brenda afatit.

Swiss Digital Mobile Reklama
“Në këtë vit e kemi kthyer Tiranën në punë dhe më vjen mirë që pas shkollës “Qemal Stafa”, shkolla “1 Maji” në fakt është shkolla e dytë e cila ka një rikonstruksion total me kushte moderne. Brenda këtij viti do të përfundojmë edhe 23 kopshtet. Shumica prej tyre janë pranë përfundimit dhe nëse viti i parë ishte i çerdheve, viti i dytë i kopshteve, duam që viti i tretë i Bashkisë së Tiranës të jetë viti i shkollave”, theksoi ai. 
  
Rikonstruksioni i shkollës “1 Maji”, e cila është ndërtuar në vitin 1947, ka një vlerë prej rreth 4.47 milionë lekë. Ambientet e reja të shkollës pritet të jenë gati me nisjen e vitit të ri shkollor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?